>
LETERSISHQIP

Monolog I Akullt

Ndjenjat fiken
në avujt e heshtjes,
si zjarri në vatër
e qeniet ndryshojnë përmasa,
kur dhembin plagët,
kur shuhen shpresat,
kur trupat thërrmohen prej kohës
e përkohësia e trupave
nuk i përket përjetësisë së shpirtrave
se muret e arratisë ndajnë të tashmen
nga e shkuara që fle në kullën e botës së stisur,
e ne endemi në akullsinë e dialogëve
që shtyjnë në monolog kllapitës
në betejën e zemërimit