>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Përpara Pasqyrës Magjike…

T’i lexova përmes syve
pengjet, zhgënjimet, brengat,
strukur në skutat e thella të kujtesës
përpara meje përshfaqje e dlirë.

Unë nuk jam dëshmitare e jetës tënde
po jam pasqyra që zbulon humnerat e dëshpërimit,
ndaj rri larg, shumë larg rrezatimit të dritës
mbi sipërfaqen time nga frika e verbimit…