Marjeta Shatro Rrapaj
Kujtim I Bukur
Ti fshihesh si hëna pas reve
e netët i lë pa ëndrra,
ku lotët e vetmisë mbytin
errësirën e vonuar të universit,
me gjurmë misteri të historive të trishta
të yjësive të zbehta,
ku humbasin kufijt e frikës
në galaktikat e harrimit të vetes
keqardhjes para pasqyrës
për mishërimin e asaj
që do të jesh dhe je vërtet,
deri në takim me diellin e shpresave
të puthjeve me erën ledhatare të fatit.
e netët i lë pa ëndrra,
ku lotët e vetmisë mbytin
errësirën e vonuar të universit,
me gjurmë misteri të historive të trishta
të yjësive të zbehta,
ku humbasin kufijt e frikës
në galaktikat e harrimit të vetes
keqardhjes para pasqyrës
për mishërimin e asaj
që do të jesh dhe je vërtet,
deri në takim me diellin e shpresave
të puthjeve me erën ledhatare të fatit.
Komente 0