Marjeta Shatro Rrapaj
Për Të Qenë E Vërtetë…
Vetmojmë nga pak,
duke pritur çastin,
të dehemi me kupa lumturie
e të mbytemi në pasthirrma marrëzie
që zgjatin sa një klithmë
e marramendemi nga ëndrra e paprekur,
trembemi nga ikja
s’i afrohemi dot dëshirës së etur,
mbërthyer fort pas mendimeve
në radhën e gjatë të kujtimeve
për të mbrojtur veten nga brengat…
duke pritur çastin,
të dehemi me kupa lumturie
e të mbytemi në pasthirrma marrëzie
që zgjatin sa një klithmë
e marramendemi nga ëndrra e paprekur,
trembemi nga ikja
s’i afrohemi dot dëshirës së etur,
mbërthyer fort pas mendimeve
në radhën e gjatë të kujtimeve
për të mbrojtur veten nga brengat…
Komente 0