>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Arlinda

Ja, ta gdhenda dhe në ar,
Emrin e njgjeshur në shpirt,
Atë që vetë të thërrita,
çastin që erdhe në dritë.

O ti, shenjtëria ime!
Edhe pse s't'u ndodha pranë,
Urimin tënd për ditëlindje,
çdo yll, mbi supe e mban.

Shkëndijojnë ato gërma,
Flakadan i ndezi malli,
Urimet flasin, O Linda!
Jemi ne që vijmë nga mami