Ndue Ukaj
Dita E Re
Zgjohem dhe qëndroj para dritares.
Ajo është e hapur, si sytë e mi, si goja ime:
si lulet që marrin rrezet e diellit n’këtë mëngjes;
si kodrat që zhvishen nga nata e zezë
dhe shfaqin shkëlqim mëngjesor.
Një pemë është përpara dhe n’ ta ka shumë ngjyra:
është ngjyra e trungut, e gjetheve të njoma dhe e frutave
që plotësojnë kuptimin e saj
ekzistencën e saj.
Unë zgjohem dhe qëndroj para dritares
dhe shoh përballë pemën e liruar nga robëria e natës.
Por aty nuk je ti, as liria jote.
Dritarja është e hapur
dhe pas është hapësira diellore,
ku terri s’ka pushtet.
Për çudi, prapë ti nuk je,
as liria jote.
Par një çast ngrys shikimin
dhe vështroj para dritares dhe shoh mbas pemës,
kodrën e zhveshur nga errësira
dhe hedh sytë në horizont,
ku zhdukën kalimtarë
me lajme të ndryshme për qytetin.
Prapë ti s’je askund as liria jote.
Unë qëndroj para dritares dhe mendoj për dy të vërteta
që ndeshën, si ndeshet syri im me kodrën që prek qiellin
dhe pemën që rrënjët i ka thellë në dhè-
në tokën që s’ngopet me ujë.

2012
Komente 0