Ndue Ukaj
Sipërfaqja E Vërtetë
Ne kemi humbë shtigjet dhe jemi në pyll.
Qielli është i pikëlluar dhe qan.
Rreth nesh sillen silueta njerëzish.
Ata duken si në një kortezh
dhe varrosin dëshirat e tyre.
Mbrëmë ti më rrëfeve andrrën tënde pranë një piano të moçme.
Ishe e veshur me të bardha dhe i kurseve fjalët.
Ato i zëvendësove mrekullueshëm me lojën e gishtave të tu.
Gishtat e tu janë magjikë
dhe i shprishnin kujtimet
në sytë e mi të mbytur nga malli.
O sa gjatë u mashtruam,
kur besuam se po hynim në pyllin e së vërtetës,
dhe po mbyllnim portat e frikës.
Jo.
Në atë hapësirë dikush mbolli lule të këqija.
Atëherë me arkitekturë fjalësh të vjetra
thurëm histori pa heronj
për ne dhe për ata
dhe ngadalë u rrokullisëm
derisa ramë në teatrin marrëzisë.

nga libri, Gjithmonë diçka mungon, 2017