Ndue Ukaj
Ora E Poezisë
Një grumbull njerëzish vallëzojnë para një orkestre që lufton me erën,
e në një kënd të qytetit lexohet poezi.
Poetëve u dridhen duart, fletët ua tund era.
Brenda mureve ruhen mistere të pashpjegueshme
si nëpër kështjella të vjetra:
dokumente, armë, shtretër dashnorësh.
Në mes tyre je ti me hijen tënde dhe fustanin e kuq.
Unë shikoj pikën e panjohur për ty, për grumbullin e njerëzve,
për tingujt e muzikës e metaforat e poezive.
Era vazhdon uturimën,
publiku zhurmën,
orkestra muzikën.
Poetët lexojnë poezi me fletët që ua tund era
nëpër buzët e të cilëve metaforat shungullojnë.
Por ti injoron turmën, injoron erën.
Kur humbet arsyeja, diçka brenda nesh shkatërrohet.
Nuk dimë prej çfarë rruge vjen hidhërimi
as kah shkon.
Nuk e dimë si lind dashuria, e më pak si shuhet.
Por humbjen e ndjejmë si qiriun para fikjes.
Gjithçka ngjan në një cunami
që merr përpara të mira dhe të këqija.
Atëherë kur duhet më shumë se çdo gjë
sipërfaqja e së vërtetës,
bie terri i zi.
Deti është i trazuar si ti,
si dashuria që zhvesh çdo gjë,
si arsye e ekzistencës së poezisë
dhe fjalëve që marrin jetë duke u ushqyer me emocionet e tua,
me trupin tënd që vlon si uji në prush.
Ti më thua e rëndësishme është në kokë t’i largosh kufijtë,
sepse ashtu e kuptojmë rëndësinë e qenies.
Unë s’kam fjalë, prehem në shikimin tënd të ëmbël,
që qetëson valët
dhe lartëson fjalët, si një thirrje hyjnore.
Poezia e gjen udhën e zemrës,
nëpër udhën e mendjes
dhe fle në shtratin ku përherë përkundet dëshira
për të luftuar terrin,
sipërfaqen e tmerrshme ku e mira dhe e keqja bëjnë çati.
Në kopshtin e haresë përherë është një lule e fshehur
që nuk shihet nga perdet e zeza.

Arka e shpëtimit, 2012
Komente 0