>
LETERSISHQIP
Ndue Ukaj

Republikë Dëshpërimi

Të gjithë ata që kanë probleme me frymëmarrje
janë udhëzuar që të kërkojnë një planet tjetër.
T’i mbushin varkat me shpresa
dhe të ngrenë dolli me yje.

Ti e di se përbrenda nesh banon
një cep tokë, si një zemër e trazuar
dhe pavetëdijshëm e shkelim si gjethen e kalbur në një mot me shi.

Matanë murmurimës kalohet me lehtësi.
Qielli sot nuk ka formë;
nuk ka as vija ndarëse.

Në rast përqendrimi mund t’i vëresh
të gjithë politikanët, poetët, filozofët e historianët
si i blatohen realitetit që nuk ekziston.
nga libri Gjithmonë diçka mungon, 2017