Nikolin Sh. Lëmezhi
Në Dorën Tënde... O Zot!
Nuk di, o Zot,
ç’po ndodh në këtë botë;
nuk di, cilin krah të mbaj;
nuk di, ç’e ardhme më pret;
nuk di…
Një gjë të vetme di:
se Ti e di, se Ti më do.
Dhe kjo më mjafton për sot…
Prandaj, në dorën tënde,
si fëmija në prehër të nënës
po lëshohem,
o i madhi Zot!
ç’po ndodh në këtë botë;
nuk di, cilin krah të mbaj;
nuk di, ç’e ardhme më pret;
nuk di…
Një gjë të vetme di:
se Ti e di, se Ti më do.
Dhe kjo më mjafton për sot…
Prandaj, në dorën tënde,
si fëmija në prehër të nënës
po lëshohem,
o i madhi Zot!
Cerna (Vr), më 28. 2. 2006
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0