Sabrie Selimaj
Ti Je Muza E Vargut Tim
Varg e rimë ti je hynjeshë,
flokë dëbore mes kaltësive,
pak më duket të them princeshë
ngjyrë ylberi, dritën e syve.
Kur buzëqeshë qukat në faqe,
porsi molla e kuqe n`gem,
në baçe t`shpirtit, manushaqe,
karafil i bardhë mbi shkëmbë.
Yjet ndizen e ndriçon hëna,
kur më prekë, ti moj me dorë
zingjir fjalësh përcjellë zemra,
rrëshqas si ortek me borë...
Mos vallë ëndrra loz me mua,
duke më sjellur imazhin tënd,
shpirti i etur ç`u përvëlua ...
s`po më zë, moj, vendi vend.
Ti hap sytë lule kam frikë,
mbyllur mbaj timin qerpik
më njom buzën me një puthje,
qasu këtu e mos ik tutje.
Rimë e varg frymojnë jetë,
dielli ngrohë, largohen retë,
gërmë pas gërme, në fluturim
flasin gjuhën e shpirtit tim...
flokë dëbore mes kaltësive,
pak më duket të them princeshë
ngjyrë ylberi, dritën e syve.
Kur buzëqeshë qukat në faqe,
porsi molla e kuqe n`gem,
në baçe t`shpirtit, manushaqe,
karafil i bardhë mbi shkëmbë.
Yjet ndizen e ndriçon hëna,
kur më prekë, ti moj me dorë
zingjir fjalësh përcjellë zemra,
rrëshqas si ortek me borë...
Mos vallë ëndrra loz me mua,
duke më sjellur imazhin tënd,
shpirti i etur ç`u përvëlua ...
s`po më zë, moj, vendi vend.
Ti hap sytë lule kam frikë,
mbyllur mbaj timin qerpik
më njom buzën me një puthje,
qasu këtu e mos ik tutje.
Rimë e varg frymojnë jetë,
dielli ngrohë, largohen retë,
gërmë pas gërme, në fluturim
flasin gjuhën e shpirtit tim...
Komente 0