>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Eh, Moj Tokë E Vendit Tim!

Eh, moj tokë e vëndit tim!
Ç'të shkrepi vallë atë dit' në kokë?
Te ti, që sot s'kam më besim
S'kam më besim te ti, që sot.

Moj tokë, kështu kurrë s'të mendoja
Nuk të mendoja, kurrsesi
Të rrinin njerëzit nën rrënoja
Pa ndërruar fjalë me asnjeri.

Binin pallate një nga një
Si të ishin lodra për fëmijë
Tani buzëqeshja s'ndjehet më
Qyteti nisi që të nxijë.

Eh, moj tokë e vëndit tim!
Që të kam ngrit gjer lart në re
Në shpirt na mbolle veç trishtim
Dhe të bëj vjersha, nuk më le.