>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Si Dimër I Ftohtë

Të pashë nga larg që po vije
Si një dimër ti erdhe
Në zemrën time nuk erdhe të rrije
Dhe i ngjaje një reje.

Nuk e mohoj që u lëndova shumë
Kur më kalove pranë porsi erë
Ndjenjat më vërshonin si lumë
Për ty unë, aq shumë kisha ndjerë.

Tani, asgjë më nuk ka kuptim
Dashuria, me hapa nuk matet
Dimrat, gjithnjë më sjellin trishtim
Mezi pres që pranvera të shfaqet.