Shefik Arifi
U Zvetënuam, O Gjysh !
Shpesh dhe dita na duket errësirë
Ndërsa ecim rrugëve pa bërë zë
Një botë e ftohtë, si dimri i ngrirë
As familjaret nuk i njeh më.
E humbëm mirësinë, e humbëm dhe këngën
Është zvetënuar e gjithë bota
Me një dry mbyllëm dhe zemrën
Një tjetër, mikpritjës ia vumë te porta.
I harruam, o gjysh, këshillat e tua
Që kur vdiqe ti atë mot
Në shpirt më dhemb dhe mua
Po ja që nuk e ndryshoj dot.
Kullën që na le, nga kujtesa s'e fshij
Edhe që e rrëzuam, o gjysh, rrafsh me tokë
Kemi ndërtuar shtëpi për çdo fëmijë
Veç nuk po gjejmë vend për miq e shokë.
Tokat që i punoje me duart e tua
Ku dikur gëlonin njerëz plot
Sot nuk më shkohet më, as mua
Nga shkurret e ferrat më vjen të qaj me lot.
Po e mbyllë, o gjysh, më mirë këtu
Pse ti lëviz eshtrat në varr!.
Këtu çdo gjë është zvetënu
Për kohën tënde kam shumë mallë.
Ndërsa ecim rrugëve pa bërë zë
Një botë e ftohtë, si dimri i ngrirë
As familjaret nuk i njeh më.
E humbëm mirësinë, e humbëm dhe këngën
Është zvetënuar e gjithë bota
Me një dry mbyllëm dhe zemrën
Një tjetër, mikpritjës ia vumë te porta.
I harruam, o gjysh, këshillat e tua
Që kur vdiqe ti atë mot
Në shpirt më dhemb dhe mua
Po ja që nuk e ndryshoj dot.
Kullën që na le, nga kujtesa s'e fshij
Edhe që e rrëzuam, o gjysh, rrafsh me tokë
Kemi ndërtuar shtëpi për çdo fëmijë
Veç nuk po gjejmë vend për miq e shokë.
Tokat që i punoje me duart e tua
Ku dikur gëlonin njerëz plot
Sot nuk më shkohet më, as mua
Nga shkurret e ferrat më vjen të qaj me lot.
Po e mbyllë, o gjysh, më mirë këtu
Pse ti lëviz eshtrat në varr!.
Këtu çdo gjë është zvetënu
Për kohën tënde kam shumë mallë.
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0