>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Dhe Cdo Cast I Bukur Ish

Atë natë, qielli ishte krejt blu
Nën shkëlqimin e yjeve dhe Hënës
Ne dy, të përqafuar ashtu
I dëgjonim rrahjet e zemrës.

Një natë, tamam si më pëlqen mua
Do ta kujtoj gjithnjë natyrisht
Atë natë dashuria jonë u kurorëzua
Dhe çdo çast i bukur ish.

Sa herë që e kujtoj atë natë
Mbushem plot me ëndërrime
Dashuria jonë akoma zgjat
Akoma qielli ynë është plot vezullime.