Shefik Arifi
Nuk E Kam Fshehur
Nuk e kam fshehur asnjëherë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë.
Dhe në ëndërr, gjithnjë më shfaqet
Ashtu e bukur si në ditët e fëmijërisë
Dhe unë pastaj fshij lotët nga faqet
Sa herë mbushem me kujtimet e vegjëlisë.
Kujtime që shpirtin ma mbajnë gjallë
Ndërsa eci rrugëve nëpër botë
Me to ngushëllohem kur kam mall
Me to ngroh shpirtin kur kam ftohtë.
Nuk e kam fshehur asnjë herë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë.
Dhe në ëndërr, gjithnjë më shfaqet
Ashtu e bukur si në ditët e fëmijërisë
Dhe unë pastaj fshij lotët nga faqet
Sa herë mbushem me kujtimet e vegjëlisë.
Kujtime që shpirtin ma mbajnë gjallë
Ndërsa eci rrugëve nëpër botë
Me to ngushëllohem kur kam mall
Me to ngroh shpirtin kur kam ftohtë.
Nuk e kam fshehur asnjë herë
Që nuk ka si vendlindja jonë
Atje, gjithnjë e kam shpirtin pranverë
Plot me lule dhe aromë
Më shumë nga Shefik Arifi
- Eh, Moj Tokë E Vendit Tim!
- Lere Zemrën Të Shprehet !
- Ti Nuk Ishe Si Të Tjerët
- Që Ti Më Doje
- Si Dimër I Ftohtë
- Ike Pa Thënë Lamtumirë !
- Ma Mbush Gotën !
- Pranverë E Trishtë
- Lodrat
- Nëse Një Ditë...
- Zemrat
- Sytët S`më Marrin Ngjyra Jete
- Prindërit
- Vendlindja (Do Të Vij Një Ditë Te Ti)
- Dashuria 2
- Dhe Cdo Cast I Bukur Ish
Komente 0