>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Buzuku, Naimi

...në heshtjen e përjetësisë i brengosur qëndron,
Buzuku vet në fronin e kombit Arbër,
Thelluar në zhgënjime pyetet?
Ç’bëni ju o shumë të denjë pasardhës poet!?

Shikimi i errët takohet me Naimin,
Pranë qëndron Lasgushi, vëzhgojnë Anastasi, Kabashi,
Dëgjoni Juve, ju thërret alfabeti i unisuar,
Kongresi i Drejtshkrimit i gjuhës së Bekuar.

Mijëravjeçari ka përballuar një shenjtëri,
Origjina është e shumë gjuhëve pasardhës,
Latin shkronja Iliro-Arbër or burrë,
Rrënjët flasin, tregojnë lashtësinë e heshtur.

Shprehjet e reja, të huaja sot cungojnë,
Shtatlartësinë e mbretëreshës, fjalorin tonë,
Arsimtar, shkrimtar, arkitekt, gjuhëtar alfabet,
Nderin ruani, gjuhë kjo që nuk dinë të hakmerret.

Poet dëgjohet, zëri në skajshmërinë e gjithësisë,
Si valët e detit ngritë zërin e penës,
Dhuntia të është dhënë me shkronjat,
Pasuro gjuhën shqipe me vjershat.

Hija jote nesër do shkëlqej fortë,
Kaluara do të të kujtoj e ardhmja me shumë dritë,
Pastërtia e historisë është në ju e gërshetuar,
Madhështia kurrë nuk do ju harroj në librat e pasuruar.

Vargje poetike
IKONË