>
LETERSISHQIP

Besomë

E pëlqej tisin errët të natës
vetëm aty, besomë, vetëm aty,
Gjuhën e yjeve di ta lexoj.
Më të bukurin zgjedh për ty
dhe me sy nis
të lodroj,
të lodroj.

Si një varg me xixëllonja
Yjet margaritarë nis
e i shtroj,
e i shtroj.
Dritën për tek zemra ime
t’ia tregoj,
t’ia tregoj.

S’kish si të ishte ndryshe,
Veç një yll mund të ishe ti.
Tisi i natës plot vegime
Yjet e zgjedhur s’i ngatërron,
më sjell tek ti,
vetëm tek ti.