>
LETERSISHQIP
Zhuljeta Grabocka

Nëse Shpreson!

Nëse shpreson edhe në një pranverë tjetër
ajo vjen me diell të kursyer vetëm në vjeshtë,
të gjallërojë lëndinave ende barin e vjetër.
Në se shpreson në shpërthimin e ngjyrave
në atë dritë harkuar ylberi, në tokë, në qiell, në zemër
shtrydhe çdo kokërr rrushi të dehesh me vlagën e mushtit!
Në se kërkon! Shpreso!
Paswordin shkruaje me farat e frutave të pemëve.
Bota i ngjan stinës së një vjeshte.
Gjethet një nga një në tokë i shtrin.
Veten e gjeta në trungun e një peme,
sytë i çela në çdo syth!