>
LETERSISHQIP
Zhuljeta Grabocka

Jeta

Unë këtë jetë
dua ta kem me të tepërt,
kur të them "erdha, pashë, ika"
Thesarin ta kem tek retë.

Nuk ka ç’më duhet pasuria,
kur të vesh rrobën e vjetër,
e di që ti do të më thuash,
si ty, jo nuk ka tjetër.

Nuk është dhuratë lumturia,
nuk blihet me pronë a para,
me asgjë tjetër ajo s’matet,
veç me shpirtin që më fal.

Edhe kur pleqëria të troksë,
kërrusur, mpakur si fëmijë,
e di, që do të më duash,
njëlloj sikur të isha djalë i ri.