>
LETERSISHQIP
Zhuljeta Grabocka

Mendimi Im

I përgjumur rri mendimi im
në faqen e akullt të shpresës.
Hulli e ujërave t’avullta gurgullim,
erë gërnjare, asfiksim, dritë që nxin,
rrugëve rebus dedalusiane,
në të përjetshmin labirint...