>
LETERSISHQIP

Ka Humbur Rrugën Hëna

Le të shëmben gjuhët e hidhta
si rënoja kullash babeliane
sa më të larta muret, aq më i madh rrënimi!
Mbetur peng ylberi mbi re të bardha
mbi tokë si breshër ka ngrirë loti i shkretimit
zbehur yjet netëve, ka humbur rrugën Hëna.