>
LETERSISHQIP
Zhuljeta Grabocka

Në Ditën E Plisit

Në atë erë të ftohtë
Rrezet e Diellit ndrisnin edhe më fort,
si e bardha e plisit mbi kryet e Shote Galicës!

Dheu më i ngrohtë për eshtrat e trimit
Palëve të flamurit fekste syri i pafjetur i Azemit.
Kulla në Galicë mes fletëve të përflakura të lisit!

Retë e bardha rrinë pezull rreth qiellit
Mbi atë pllajë, mbi ata gurë ulin kryet
Borërat e përjetshme të maleve të Atdheut!