>
LETERSISHQIP
Adelina Pali

Pjata Të Bukura, Zemra Të Varfëra!

Teksa kapërcej faqet e feisbukut e instagramit, ndesh statuse dhe foto që më ngazëllejnë e më motivojnë.Janë miqtë e mi realë dhe virtualë, që më bëjnë të ndjehem mirë, por ja që herë herë ndjehem keq kur shoh postime dhe foto të disave që pozojnë me pompozitet dhe fryrje para pjatave me asortimente që i hamë rrallë në përditëshmërinë tonë.
Kjo më dëshpëron së tepërmi kur mendoj se pjesa dërmuese e shqiptarëve jeton nën nivelin mesatar të jetetës, madje edhe në rrjetet sociale janë të shumtë….Kjo shtresë e njerëzisë që mbartin mirësi dhe dashuri në vetvete teksa i shohin këto foto, here u ngjallet nje lloj cmire e zilie e herë mllef dhe inate për këta persona që reklamohen para pjatave te zbukuruara me asortimente…
Ndërsa unë vuaj në vetvete dhe drithërohem kur mendoj dhe kujtoj sytë e perlotur dhe buzet e thara, zemrat e vrara e shpirtëra të zhgenjyera nga ata që as i imagjinojnë këto lloj pjatash….
Ndjehem e lënduar kur mendoj se nuk kanë as bukë e as ujë, për të siguruar minimumin jetik….
Ju, që rekamoni veten para pjatave në lokale luksi, e beni kete thjesht për fasadë dhe nuk e besoj se kjo është jeta juaj e përditshme. Po pse more të mjerë e bëni këtë veprim? Per t’u dukur.? Po po vetëm për t’u dukur e bëni… Por edhe nëse vërtetë jeni kaq të pasur pse nuk bëni një përçapje që të lumturoni sado pak këto zemra të vrara?
Mjaft o njerëz që hapeni e fryheni a thua se vërtetë jeni kaq të lumtur e të nginjur!
Por ju harroni se me këtë që bëni kryeni mëkatin më të madh për të papasurit. Ju, që nuk njihni as fe dhe as ndjenjën më elimentare të mjerëzimit, me këto veprime po kryeni proçesin më të ulët që populli i thotë: " Hapje bythësh."
Ndaj nëse hani e pini hallall e paçi! Por rrini aty ku jeni dhe shijojeni me mënyrën tuaj. Kaq! Askujt nuk i intereson se ku jeni e çfarë hani ju, të paparët gjë me sy, e mos na i postoni nëpër rrjete sociale këto paçavure….
Ah, sa më ther në shpirt kur shoh pjatat e zbukuruara me karkaleca e aktapodë, ndërsa vetë ata që reklamohen më ngjasojnë si aktapodë të vërtetë…
… Por zemra më mbushet me gëzim kur shoh postime modeste dhe foto pranë lumenjve, bregdeteve ku lind dhe perëndon dielli, nëpër baçe e fusha pambarim. Kur shoh fytyra të sinqerta dhe buzëqeshje të bukura….
Dhe pikerisht janë këta njerëz të mrekullueshëm që sfidojnë me dinjitet ata që reklamojnë veten para pjatave duke u FRYRË….