>
LETERSISHQIP

Në Mijë E Një Puthje

Sonte, mos fli pa ta puthur syrin unë!
Ki durim se shumë shpejt do të vij.
Sa e gjatë më duket kjo rrugë, por
kur të hyj në puthje malli do të shkrij.

Atëherë s'do ketë gjumë të na marrë
se dashuria shkrihet, bëhet një,
malli brenda vetes do të bëhet flakë,
puthje do kërkosh edhe pas një mijë e një!