Adelina Pali
Këpucët E Kuqe
Sot s’mbaj në duar dertet e ditëve të mia
As lotët që nën lëkurë kripën më kanë futur
Por po endem me gaz, më thërret lumturia
Si çupëlinë llastohem për një dhuratë të bukur.
Shikoni! Shikoni se si trotuari po troket
Nga këpucët, që me ngjyrën e kuqe rrëzëllejnë
Si një pupël mes lastarit ndjehem e lehtë
Çapitem nazemadhe, vezullimet më rrëmbejnë.
Mes dritave të mbrëmjeve shëtis trotuarëve
Me këpucët e kuqe që me shpirt i adhuroj
Rrugët e mia me to shëtis gjer në pafundësi
Dhe e shkujdesur si një shtajzovallë ngjasoj.
Ashtu si e kuqja e këpuceve të larta,
Më përskuqen faqet dhe shpërndajnë zjarrmi,
Edhe buzët i përskuq, vesh petkat e arta,
Teksa eci, ndjek ritmin e tyre si një melodi.
Ah, këto këpucë sa bukur më rrinë
Teksa shëtis me to ndjehem si fëmijë
Trotuaret trokasin, porsi vargjet bëjnë rimë
Këpucët e kuqe sa lozonjare më ngjajnë …

Komente 0