>
LETERSISHQIP
Adelina Pali

Një Dolli Për Ne

Afrohu, buzëbukuri im, të ҫmendemi, të pimë,
Le të rrjedhë kjo ndjenjë e bukur si lumë!
Të dehur të mos rreshtim së ngrituri dollinë,
Unë mbështetur tek ti, ti tek unë.

E në mos mjaftoftë vera të më dehë
Me buzët e tua, me puthjet e mia do të ҫmend.
Dolli me lotët e gëzimit tënd do të ngre,
Në zjarrminë time do ngrohësh shpirtin tënd...

Një dolli për ne, për mua dhe për ty
Të rrakëllejmë ende pa shuar zjarret!
O i miri, o i bukuri im të lumtur pa kufi,
Me puthje, me dolli të ndrijmë si faret...

Eja, sybukuri im, eja, eja pranë meje,
Të bëjmë krahë, të ngjitemi gjer në re.
Të përmbytur me verë gjer në dehje,
Ngrije gotën, zemër, një dolli për ne…!