>
LETERSISHQIP
Adelina Pali

Kryqëzomë

Oh, mashkulli im
që më hyn më thellë se fryma!
Puthmë aty ku fjalës i lidhet gjuha,
çmendmë, digjmë, bëmë shkrumb
me zjarrin e syve...
Kryqëzomë në gjoksin tënd Golgotë
puthmë si herën e fundit,
si natën e fundit...
Digju, bëhu shkrumb i ngulur mbi mua
me kreshtën e rrafshirës tënde
si kryq i ndezur,
si zjarr i shenjtë!
Sus,
asnjë fjalë goje!
Trupin, trupin lër të flasë
me gjuhën që s’e kupton dot askush
veç shpirtit tim të dalldisur
dhe epiqendrës time në flakë...
Puthmë, shtrëngomë, shqyejmë
mashkulli im,
mrekullia ime
që s’do të gjej dot kurrë!