Adelina Pali
Natë Magjike
Hëna shkel mbi pemë e brigje,
Freskon flladi tej e tej.
Futem në të tuat shtigje,
Një zjarrmi në vete ndjej.
Ç’më gëzon kjo natë vjeshte,
Plot magji ky yjëzim!
Dalëngadalë si flakë eshke
Fërgëllon ky trupi im...
Ah, ky zjarr, si rrallë herë
Përtej natës, si në mehje...
Si përrallë ëndërr’ e ndjerë
M’u bë jetë, m’u bë dehje...
Te ky vend mbushur magji,
Dy trupa lastarë shtrihen.
Përtej ndjenjës me ty rri,
Puthjet tona etshëm ndihen.
Si pëllumb më rrëshqet dora
Mbi të bardhët gushë e gji.
Ngrohtësinë tënde mora
Si një ëndërr pranë të rri.
Me ngadalë ëndrrën mos prish
Teksa vendi ynë na ndjell,
Fryma e ngrohtë se ҫ’më grish,
Zjarrin tënd tek unë sjell...
Ah, kjo natë plot magjira,
Do të vijnë qindra netë
Me dritë trupat erëmirë...
Ndjenja ngjit si ëndrra vetë!
Freskon flladi tej e tej.
Futem në të tuat shtigje,
Një zjarrmi në vete ndjej.
Ç’më gëzon kjo natë vjeshte,
Plot magji ky yjëzim!
Dalëngadalë si flakë eshke
Fërgëllon ky trupi im...
Ah, ky zjarr, si rrallë herë
Përtej natës, si në mehje...
Si përrallë ëndërr’ e ndjerë
M’u bë jetë, m’u bë dehje...
Te ky vend mbushur magji,
Dy trupa lastarë shtrihen.
Përtej ndjenjës me ty rri,
Puthjet tona etshëm ndihen.
Si pëllumb më rrëshqet dora
Mbi të bardhët gushë e gji.
Ngrohtësinë tënde mora
Si një ëndërr pranë të rri.
Me ngadalë ëndrrën mos prish
Teksa vendi ynë na ndjell,
Fryma e ngrohtë se ҫ’më grish,
Zjarrin tënd tek unë sjell...
Ah, kjo natë plot magjira,
Do të vijnë qindra netë
Me dritë trupat erëmirë...
Ndjenja ngjit si ëndrra vetë!
Komente 0