Adelina Pali
Ky Zë
Ky zë s’e di ende nga erdhi,
Mbase nga malet, atje shpërtheu.
Një fllad, një melodi e derdhi,
Aroma shpirti se ҫ’më ndjeu.
Ky zë, ky zë si mall më ngjan,
Si mall kujtimesh mbetur tej.
Turrem… pishtar në dorë mbaj,
Terrin të ndrij, zërin ta ndjej...
Ky zë ma bën buzën të dridhet,
Ky zë - shkulm bregu e përplas,
Ky zë - polen lëndinash hidhet,
Ky zë që më përmbyt me gaz.
Ky zë që largësitë afron
Dhe mbledh kujtime një nga një,
Ky zë që ëndrra më zgjon,
Ç’më lumturon, ç’më çmend ky zë.
Mbase nga malet, atje shpërtheu.
Një fllad, një melodi e derdhi,
Aroma shpirti se ҫ’më ndjeu.
Ky zë, ky zë si mall më ngjan,
Si mall kujtimesh mbetur tej.
Turrem… pishtar në dorë mbaj,
Terrin të ndrij, zërin ta ndjej...
Ky zë ma bën buzën të dridhet,
Ky zë - shkulm bregu e përplas,
Ky zë - polen lëndinash hidhet,
Ky zë që më përmbyt me gaz.
Ky zë që largësitë afron
Dhe mbledh kujtime një nga një,
Ky zë që ëndrra më zgjon,
Ç’më lumturon, ç’më çmend ky zë.
Komente 0