Adelina Pali
Në Fshehtësi
Mendimet s’më rreshtën gjer në mëngjes,
U ndjeva fillikat, e vetmuar, s’di sesi.
Më gëloi një dëshirë që ndjenjat t’i ndez,
Gjer thellë në mua e strukur në fshehtësi.
Dridhem nga ethet e pasionit në gjoksin tënd,
Ti më përkedhel, unë të lus: "Mos më zbulo,
Mos ma hiq mbulesën, them e nuk zë vënd,
Fshehtësisht këtë natë me dashuri më mbulo!
Në heshtje të kumbojë zemra brenda meje,
Të ndizem, të digjem të ëmblit shtrat me ty.
Të ndizet zjarri, të më djegë në deje,
Puthmë, ҫmendmë këtë mbrëmje në fshehtësi!"

Komente 0