Adelina Pali
Javë E Zymtë
E hënë…
Vjen si dita kur trëndafilin të ҫelë pres,
Të më afrohet me shpresën e madhe.
E etur mbaj në dorë një pishtar të ndezur
Të ndrij rrugën, ti do vish kësaj radhe.
E martë…
Kaloi shpejt, ashtu pa kuptuar,
Duke parë atje, në fund të rrugës, poshtë.
Unë rri, pres si e mpirë, e paduruar
Të më afrohesh, të ndjej zërin e ngrohtë.
E mërkurë…
S’më lodh pritja, por ti je ende larg,
Kjo zemër erëmon vetmi pa fund.
Misterin e dashurisë të ma sjellësh pranë
Të pres hapësirave dorën tek tund.
E enjte…
Më gjeti të ҫoroditur, eci kuturu,
Mendueshëm përpiqem të hedh ca vargje.
Rri me shpresën se do të shfaqesh diku,
Do më afrohesh, do më puthësh në pragje.
E premte…
Ah, më gjeti shumë të trishtuar.
Shkërmoq dheun me duar mes pritjeve,
Ankthi mbyt: "Mos vallë më ka harruar?"
Dhe trembem si fëmijë prej ikjeve.
E shtunë…
Vjen me shpresën që fiket si meteor,
Sypërdhe shoh sesi vyshken lulet.
Eh, dashuria s’vjen, me zor,
Ndjej se diҫka nga shpirti më shkulet.
E diel…
Me dhimbje mëdyshem mos më ka harruar,
Lotët që rrjedhin përpiqem t’i fshij.
Kuptoj se u shua gjithҫka përjetuam,
I hedh pas krahësh me dhimbje, me krenari…
Vjen si dita kur trëndafilin të ҫelë pres,
Të më afrohet me shpresën e madhe.
E etur mbaj në dorë një pishtar të ndezur
Të ndrij rrugën, ti do vish kësaj radhe.
E martë…
Kaloi shpejt, ashtu pa kuptuar,
Duke parë atje, në fund të rrugës, poshtë.
Unë rri, pres si e mpirë, e paduruar
Të më afrohesh, të ndjej zërin e ngrohtë.
E mërkurë…
S’më lodh pritja, por ti je ende larg,
Kjo zemër erëmon vetmi pa fund.
Misterin e dashurisë të ma sjellësh pranë
Të pres hapësirave dorën tek tund.
E enjte…
Më gjeti të ҫoroditur, eci kuturu,
Mendueshëm përpiqem të hedh ca vargje.
Rri me shpresën se do të shfaqesh diku,
Do më afrohesh, do më puthësh në pragje.
E premte…
Ah, më gjeti shumë të trishtuar.
Shkërmoq dheun me duar mes pritjeve,
Ankthi mbyt: "Mos vallë më ka harruar?"
Dhe trembem si fëmijë prej ikjeve.
E shtunë…
Vjen me shpresën që fiket si meteor,
Sypërdhe shoh sesi vyshken lulet.
Eh, dashuria s’vjen, me zor,
Ndjej se diҫka nga shpirti më shkulet.
E diel…
Me dhimbje mëdyshem mos më ka harruar,
Lotët që rrjedhin përpiqem t’i fshij.
Kuptoj se u shua gjithҫka përjetuam,
I hedh pas krahësh me dhimbje, me krenari…
Komente 0