Adelina Pali
Udhëkryq
Sa e lehtë, sa e drejtë, sa e bukur, rruga jonë
Kur të dashuruar ecnim ne bashkarisht...,
Derisa nje ditë mbërritëm, ashtu pa kuptuar
Në një "udhëkryq" të rrezikshëm, fatkeqësisht.
E që nga ai çast, rrugët tona u ndanë
Dashuria jonë e madhe, humbi mjerisht
Unë, pse ta fsheh, u vrava në shpirt
Dhe ti, i plagosur në zemër, sigurisht...!
Tani ecim perpara, pa kthyer kokën pas
Nën zë, i flasim njëri tjetrit, me mall e shpresë
Duke besuar, se rrugët tona do takohen sërish
Dhe "udhëkryqi" i ndarjes, do vdes në harresë!

Komente 0