>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Ah! Beso, Beso

Atë mbrëmbje ndjehesha më tepër se i lodhur. Kisha punuar në mbi 15 orë, sa mezi rrija në këmbë. Edhe dushi nuk më tjetërsoi..Sa u shtriva të clodhesha, ndjeva cicërimën e telefonit.

-Jam Bedriu, vëllai i Besos ( Beso është një shoku im I shkollës). E pyeta për familjen, mos kishin ndonjë hall, se zëri I tijë e tregontye këtë.

-Po Besua i mori lekët?- pyeta unë përsëri, pasi u sigurova për shëndetin.

-Për këtë të mora, por nuk mund të bisedojmë dot në telefon, po të kesh mundësi eja nga shtëpia e të flasim gjatë – më erdhi zëri zvarrur...

U vesha dhe dola. Kur mbërrita para shtëpisë së tij, Bedriu më priste.

-Më mirë hyjmë në ndonjë lokal, se në shtëpi nuk mund të bisedojmë sic duhet!.

Nuk e kundërshtova. Porositëm nga një birrë.

-Beson e morën në polici –më thotë pas pak, duke psherëtitur

-Pse?

-Qëlloi pronarin me grusht/ Ti e di që kishte tetë muaj pa e paguar …Cdo ditë e gënjente, sa I plasin shpirtin …Dhe ia veshi me grusht, kur nuk donte të ndodhte ashtu. Unë s’mund ta ndihmoj në polici. Duhet një avokat, cështjet shqiptare zvarriten si në kalandrat greke, që thonë gazetarët. I premtova se do ta ndihmoja me sa të mundja. Duke ikur për në shtëpi e mendova gjatë hallin e Besos. Më të qetë se ai nuk kishte! Serioz në punë dhe serioz ndaj vetes. Po tani kishte përfunduar në birucat e policisë...Edhe shumë të tjetrë e kishin atë fat. Nga tetë muaj, një vit e më tepër, punonin nga 10-12 orë e pronarët tallen me djersën e tyre. Disa i spiunojnë tek policët dhe në lojën pronar –polic refugjatët shqiptarë jo vetëm mbeteshin pa para, por përfundonin nga birucat e policisë në Shqipëri...

Dhe Besua në polici priste ndonjë avokat...

Po avokatët? Me sa dyer janë zyrat e tyre?!

Ah, Beso, Beso!



Athine 1999