Albert Zholi
Fjalët E Plumbta
Me një shok, të porsaardhur në Athinë, hymë në një lokal vetëshërbimi. Shoku im zuri vend në një nga tavolinat e fundit, ndërsa unë u afrova në banak.
Dy koka-kola, - i them banakierit. Banakieri hapi banakun dhe më zgjati pijet freskuese. Kur i zgjata paratë e pashë me vëmendje. Ishte Kadriu, shoku im i shkollës. Ishte shëndoshur ca, por ato vetulla të trasha e të lidhura me njëra-tjetrën, e bënin ta njihje mes njëqindave e jo më këtu, të vetëm pas banakut …Doja të bëja ndonjë shakka, si ato të shkollës, por s’mu dha në cast, vetëm i fola duke qeshur në emër.
Ai, sikur nuk e kish dëgjuar zërin tim të gëzuar, që tha emrin e tij, pa asnjë reagim më ktheu reston e parave.
I fola përsëri në emër, por Kadriu i shkollës përsëri nuk reagoi. Ktheu kokën nga një burrë, që hyri në banak, nga e prapsmja e dyqanit dhe heshte si për inatin tim…E shikova në sy e s’i besoja vetes. E mendova se e gjitha ishte një shaka dhe prisja ndonjë befasi nga Kadriu. Burri tjetër që unë e përktheva si pronar të lokalit, hyri andej nga kish dalë. Kadriu dhe unë ishim vetëm. Ai, pa më parë në sy, foli: " Dëgjo këtu! Së pari nuk jam Kadriu, por jam Spirua. Edhe në gjendjen civile kështu e kam emrin. Dhe së dyti, në punë mos më shqetëso. Kam familje. Secili ka zgjedhur udhën e tij për të jetuar. Sot nuk ka shok…" Dhe iu drejtua një klienti tjetër.
" Sot nuk ka shok!", më bucitën veshët deri në dhimbje. Ato fjalë m’i tha Kadriu, shoku i shkollës, që kishim mësuar bashkë, duke e tërhequr zvarrë për të mos mbetur në klasë, gati në të gjithë vitet. Dhe Kadriu i shkollës ose Spirua i banakut, nuk më respektoi as sa një grek i panjohur.
"… Sot nuk ka shok…" më godisnin fjalët dhe këmbët më nxorrën nga lokali. Dy shishet me freskuese i lashë mbi banak. Vetëm shoku, që kish këmbë më ndoqi nga pas, pa marrë vesh se c’kishte ndodhur e pa dëgjuar ato fjalë të plumbëta : " Sot nuk ka shok!"…

Më shumë nga Albert Zholi
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Manjola
- Lulja E Do Ujin Pa U Vyshkur
- Kodi I Syve Të Dorianës Që Theu Një Dashuri
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Në Takimin E Mbrëmjes Me Luanin
Komente 0