Albert Zholi
Xhina Quhem
Sa vura këmbët tek trolei, fjala e parë që dëgjova ishte: "... shqiptarët maskarenj..." Si më erdhi?! Po nuk e dija shkakun e irritimit të asaj gruaje. Ajo po u tregonte shoqeve se një natë i kishin vjedhur në shtëpi 600 mijë dhrami e disa bizhuteri. " që kur kanë ardhur këta këtu nuk guxojmë të mbajmë dritaren hapur..." vazhdonte pa prerë ankesat gruaja e vjedhur. Të folurit e saj i kalonin kufijtë e cdo edukate. Nga të parët të merrte në qafë, dukej si për deputete, apo kryetare bashkie. Të tjerët e shihnin me kureshtje e pse jo me besdi, por nuk i fliste kush. Kur ishte në kulmin e të treguarit me të shara për shqiptarët u dëgjua zëri i një vajze.
-Pse je kaq e bindur se të kanë vjedhur shqiptarët? Mos vallë i kape?! Qetësia dhe zëri autoritar i vajzës e hutuan gruan, sa nisi të hante gërmat e fjalimit sharës...Shikoi nëjherë rreth e rrotull, si për të kërkuar mbështetje tifozësh dhe vazhdoi: " shihni këtë cupëlinën greke po merr në mbrojtje shqiptarët hajdutë..."
Përsëri vajza që nuk i kalonte të tetëmbëdhjetat, foli qetë, edhe pse fjalët e zonjës ishin me përdredhje buzësh.
-Unë mora vesh se të kanë vjedhur, por vjedhësi nuk është kapur. Si mund të gjykoni pa e parë e pa e kapur?! Në Athinë ka nga e gjithë bota. Mua nuk më lidh asgjë me shqiptarët, por akuza e kotë është ulje për atë që akuzon, vetëm e vërteta është bindëse. Po sikur ndonjë shqiptar të fliste për popullin grek kështu? Hë, si do t’ju vinte juve?! …Pastaj nganjëherë hajdutët janë edhe nga të tanët sic shkruante dje gzeta" Elefterotipia", e ke lexuar? Hajdutët shqiptarë ishin grekë, shkruante…" Qëndrimi i saj ishte emocionues jo vetëm për mua shqiptarin, por edhe për udhëtarët e tjerë, që disa minuta më parë dëgjonin "fjalimin" e zonjës së vjedhur.
I skuqur në fytyrë iu afrova dhe doja t’i thosha dicka vajzës. T’i dija emrin të paktën e ta falenderoja… Ajo e vuri re sikletin tim dhe foli e para: " Xhina quhem...Dhe ju kështu do të vepronit po të shahej pa të drejtë populli im, apo jo?- dhe qeshi ëmbël…
Pastaj më ftoi në shtëpi. Më njohu me vëllanë dhe prindërit. Njerëz të sinqertë që të ofronoin miqësi, që dinin të cmonin e jo të përcmonin…" po të mos kishte gënjeshtra nuk do të kishte vlerë e vërteta…"

Më shumë nga Albert Zholi
- Përçmimi
- Fjalët E Plumbta
- Piktori I Vogël
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Manjola
- Lulja E Do Ujin Pa U Vyshkur
- Kodi I Syve Të Dorianës Që Theu Një Dashuri
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
Komente 0