>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

Mos U Bëj Vrasëtar

Fole krejt pa menduar,
nxitove për të më paragjykuar.
Fjalë të rënda lëshove,
e shumë të tjera nënkuptove…

Dëm të madh shkaktove,
zemrën e butë e copëtove.
Thikën me helm e ngulite,
se çfarë bëre kurrë se dite?!

Fjala jote qe jetëgjatë,
në mendje me sillej ditë e natë.
Njëherë me plumb të më kishe qëlluar,
asnjë gjë s’do kisha kuptuar.

Mos vallë më njihje mirë?!
Të kuptoje ose ndihmoje qe kaq e vështirë?!
Po ashtu nuk heshtje dot?!
Provo te ecesh me kepucët e tjetrit sot e mot!

Të kam falur me zemër sot,
edhe pse çdo gjë rrotullohet në botë.
Falë teje unë shumë mësova,
edhe veten më shumë e vlerësova.

Mbi të tjera kam kuptuar,
Tjetri jo gjithmonë duhet dëgjuar.
Mësova ta pérdori fjalën me kujdes,
ta nxjerrësh pamatur kthehet në ves.

Kujdes me fjalën o njeri,
sepse fjala ka shumë fuqi.
Siç e ka thënë dhe populli vete:
Plumbi vret vetëm një vet,
Kurse fjala vret njëqind e një jetë!

Fjala të lidh, fjala të zgjidh.
Fjala të ngrohë, fjala të ftohë.
Fjala ngjall jetë, fjala të vret!
Zgjidh vetë!