>
LETERSISHQIP
Arjola Zadrima

Arlekin

Jam grueja e atij që s’më njeh e s’din
se andrrat e mia
ngjallin shpirtën t’vdekun.
Jam nana e parë dhe e fundit e tim biri.
Parmaku i time bije.
Isha dashnorja e burrave që s’ekzistojnë
e s’dinë si kapërcehen male me nji frymë.
Atyne që më deshtën u fala
veç nji poezi.
Boheme fatesh lidhun.
Zgidhun mendsh, ogur i fatit tem.
Isha, jam dhe do të jem
ajo që mbys vehten,
veç mos me kenë arlekini i dramave
pa autore.
Jam grueja e pamarrë,
që dashnisë ia ka mbjell’ farën bash në bark të vet.
Vdes e ngjallem
nanë e Tim biri.