>
LETERSISHQIP
Arjola Zadrima

Prush

Gjithçka asht djegë brenda nji nate.
Ti s’pate frikë
me i përzhitë duert në gji,
dhe unë nuk i dreshta njëzet kafshime,
as tri puthje në qafë.
Gjithçka asht shkrumbue,
brendë e jashtë seksit tem.
Veç koha ka kalue,
prej gjuhës në gjuhë
pa u përhinue.