>
LETERSISHQIP
Arjola Zadrima

Eva

Unë jam Eva,
ferri e parajsa,
sfiduesja,
bisha,
anmikja e grave tjera.
Jam e çmenduna,
e marra edhe besnikja,
murlani e stuhija,
jam hija,
e malit,
e shkambit,
e lisit edhe ahit.
Jam preja
e syve t’tu,
robnesha e tinzarit,
jam kafsha ma e egër
për gojën e udhëtarit.
E n’terrin ma t’thellë
diçka qi frig vetmia
jam Eva i dashtun,
Skllave e kambve t’mia.