>
LETERSISHQIP
Arjola Zadrima

Për Ty

A ka diçka ma të mrekullueshme
se shpresa
që lëkundet në cep të hanës?
A ka diçka ma të përkulshme
se zemra e butë e nanës?
A ka ninullë
që mi këndon mendimet në këtë orë të natës,
ku qielli asht zhytë në qënien tande
e zgjon andrrat.
Për TY

A vështon
që bota po shembet,
njerëzit po çmenden,
e pyjet po digjen.
Rrugët zgjatohen
hapat randojnë
e krejt universi gjimon,
ne duhet të jena bashkë,
në këtë vorbull përpimëse
tash s’ mundena me shpëtu
pa u dashtë…