Arjola Zadrima
Një Ditë…
Një ditë ka me heshtë
e trupi im pa peshë ka me u derdh
krahëve të tu çelik.
E kena me u puthë pa frikë se nata na sheh,
kena me u dashtë pa vakt,
a veç në mjes
ku ferrat therin brrylat e qulltë,
kena me u dashtë mbi bar tanë vesë
a zdeshë, ujë në djersë
nji natë pa shkue nji natë pa kthim,
se veç njaty ku ti bluen mallin me pak pendim,
unë ndezi zemrën,
e mëkoj shpirtin.
Tash a e kupton pse dashnia
asht e kuqërremtë në perëndim?
e trupi im pa peshë ka me u derdh
krahëve të tu çelik.
E kena me u puthë pa frikë se nata na sheh,
kena me u dashtë pa vakt,
a veç në mjes
ku ferrat therin brrylat e qulltë,
kena me u dashtë mbi bar tanë vesë
a zdeshë, ujë në djersë
nji natë pa shkue nji natë pa kthim,
se veç njaty ku ti bluen mallin me pak pendim,
unë ndezi zemrën,
e mëkoj shpirtin.
Tash a e kupton pse dashnia
asht e kuqërremtë në perëndim?