>
LETERSISHQIP
Arjola Zadrima

Muzhikët

S’kena tjetër veç tokën
me mbjell e me korrë,
me heshtë a me u përligjë.
Me u ngjallë, me vdekë a me lindë.

E ti mos thuej se shiu bjen mbi buzët e tua
sa me i zhurit,
se andrrat bymehet,
drithnat shtohen, valëviten nën diell.

Prandaj jena këtu
me shpërnda krejt dashninë e korrun për botën,
për fmitë që këpusin lule
pa u rritë.
Veç toka ka mbetë
me u plugu,
për me shkrifë krejt dashninë.
Na jena muzhikët.