>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Mora Zemër Nga Prekazi

Mora zemër nga Prekazi
Mora zemër, mora forcë
Nga heroi Adem Jashari
Si bashkohet e jona tokë.

Mora zemër ngjita malit
Bashk me shokët e idealit
Ngjita majës së Pashtrikut
Fjalë Prishtinës e Kaçanikut.

Mora vrapin maleve t'Gollakut
Shumë të fala burrave t'Llapit
Shumë të fala e nderime
M'i përcillni edhe n'Nerodime!

Kur n'Shalë sapo kam dalë
Nuk kan pritë me i folë dy fjalë
Për atdhe e për Shqipëri
Besa-besë nga një pushkë për shpi.

N'Dukagjin prej kah rrjedh Drini
U lidhë besa u dha kushtrimi
Se Shqipërinë nënë e kemi
Kush e ndanë, me zjarrë e djegim!

Nga Çabrati jehoi një zë
Deri n'Rozhaje jemi një
Edhe atje ku i thonë Molla Kuçe
Prap Shqipria ka me marrë nuse.

Ngjita Sharit, ngrita dorën
Djersa e ballit tu e shkri borën
Rashë n'Tetovë e n'Gostivarë
Selanikut i qova fjalë.

Selanikut e deri n'Prevezë
Ku ka rënë hija e zezë
Hija zezë ku a nxanë dielli
Ka ardhë koha me e u hapë qielli.

Të lutëm Vlorë e ty Tiranë
Mos i le trojet pa nanë
Zëri kombit po thërret ndër vite
Do ta bëjm Shqipërinë etnike.