>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Vitet Rinore

Vitet rinore
Jan lot që nuk thahen kurrë
Buzqeshje që gjëmojn qiellit
Erë që then gjithçka
Pos epshit dashurorë, si zjarrë në qendër të diellit.

Kur kujtesën kthejm në ato kohë
Gjaku rinorë na rrjedhë ndër vena
Symbylltas, por shohim gjithçka
Një ekran i madhë Kinemaje kujtimesh.

Sa mallëngjim o Zot!
Të hedhësh hapat sot.
Mbi ato kubëza, thuajse shekullore
Tri dekada e gjysmë pas
Duro zemër duro!

Ishte ajo rruga e shkollës sime
Shumëçka kishte ndryshuar
Por jo edhe qielli mbi të
As ajo rrezja e diellit, që na bënte të vëmë dorën mbi ballë.
Të shohim shokun, shoqën nga larg,
Drejt nesh duke ardhë.

Eh! Vendi i Busit ku pritnim
Ku shakat fillonin me të mëdha
Cilin nga profat e zemruam sot?
Kush nga dritarja këceu jashtë?
Qendro zemër qendro!

Kohë rinore, o buçetë ëndrrash gazmore.
Sot vetëm kujtime të zjarrta, që zemrën ta djegin nga malli!
I lumtur jam, që asgjë të keqe mend nuk mbaj!
Qendro zemër qendro!
Se edhe një botë tjetër, Zoti na premton!