>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Tradhtarët

Nëse ata më thonë
Bota ka formë topi
Jo, jo do tu them
Mundohi së koti!

Nëse më thonë
Lulet kan ngjyra
Jo, jo, do t'u them
Ka gjëra më të mira.

Po qe se më thonë
Nata është e zezë
Jo, jo do t'u them
Dielli po lëshon rrezë.

Po nëse më thonë
Dielli do rrezoj
Jo, jo do t'u them
Nën hije po shkoj!

Po qe se më thonë
Ka lulëzuar fiku
Jo, jo do t'u them
Më mirë unë po iku!

E çka nëse më thonë
Kopshti është plot vesë
Jo, jo do tu them
Shi po bie, është vjeshtë.

Po nëse më thonë
Na beso në këtë jetë
Jo, jo, jo do t'u them
Më parë pranoj të vdesë!

E çka nëse Perendia
Me ta në parajsë na merr?
Jo, jo, jo Perendi
Mua më dergo në ferrë!