>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Ke Në Mendje Biri, Bija Ime

Se i vetmi njeri në botë
Që të ofron edhe hapin e tij
Që ti të ngritësh më lartë se ai
Është babai yt!

Babai është ai që urren
Çdo ëndërr të keqe që sheh për ty
Është ai që qanë fshehtas
Ai që lutet për shtigjet ku ti do ecë!

Babai është mburoja dhe shtiza
Është ngushëllimi dhe gëzimi yt
I vetmi ai që vuan zemrimin
Që ti të shohësh gëzimin!

Kur e humbë babain
Thyhën të gjitha rrotat e qerres
Shkrihet çdo mburojë
Thyhet çdo shigjetë!

Babai është ai, kur ti sheh para vetes
Ai sheh për ty prapa kodrave
I vetmi ai që kur sheh një re
I vë mendja se ty të duhët ombrella!

Është babai ai, që kur ndritë agimi
Pret me padurim zgjimin tëndë
Është ai që kur bie muzgu
Pret padurim kthimin tënd!

Mos harro, është babai ai
Që njeh klithmën tënde, mes qindra tjerave!
Që hedhë këmbët e tij në zjarr për ty!
Është ai zëri që do ta kërkosh gjithë jetën!

Për të thyer zemrën e babait tënd
Nuk të duhët eksplozivë
Edhe të shposh atë, nuk të duhët shigjetë!
Mjafton, vetëm thuaj - JO, një këshillës së tij!

Është babai ai, që ti kur fle natën
Ai babai, ëndërron ditën që do të vijë
Për hapat, ku ti do hedhësh
Dhe për vitet që ty të presin!

Është babai ai
Që ti kur harronë
Ai të kujton
Kur ti urren
Ai prap të don!

Gjithçka ka një herë, dy herë,.... Etj!
Prindë ka vetëm një herë
Ashtu sikur ka vetëm një Zot
Për gjithë njerzinë!