>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Prej Mallit Kam Qu Fjalë

Prej mallit kam qu fjalë
Tek ai mriz prap du me dalë
Tek ai mriz, tek ai shkëmb
Për atë vend që zemra m'dhembë!

Me i pyet fushat pse jan djerrina?
Dhe livadhet pa hingllima?
Pse në ferra ska më keca?
Pse kto male i ka kap heshtja?

Me i pyet trojet ku jan kullat?
Me i pyet odat ku jan burrat?
Pse nuk ndihet fyelli çobanit?
As nuk dukën çatitë e stanit?

Pse kullosat pa bagëti?
Dhe oborret pa djem të ri?
Pse në mbrëmje kur bjen hija?
Nuk po ndihën që lozin fëmija!

Se një gjamë si belaja!
Po na "vret" si murtaja!
Gjamë e madhe e gurbetit!
E mira huaj, e keqja vetit!

Thua që koha paska ndrrue!
Ardhë e reja, e vjetra shkue.
Një kohë tjetër paska nisë.
Me çdo t'mirë, përveç kënaqësisë!

Kohë e tillë, mjerë njerëzia!
Ku dy "pare" s'i ban dija!
Pate mallë e pasuri
Pa dy fjalë, i pari je ti!

Sa do zgjasë, e di veç zoti!
Lutëmi shumë që të ndrroj moti!
Çdo e mirë lulzoftë mbi dhe!
Rreze dielli më je atdhe!