>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Ah, Sikur Të Isha Djalë

Ah, sikur të isha djalë,
Rrezet do t'ja vidhja diellit,
Do lundroja mbi një valë,
Nën serenatën e qiellit.

Perēndesh femrën do bëja,
Me kurorë tre okē mbi kokë,
Do dënoja gjithë barbarët,
Që mos ta dhunonin dot.

Sytë nga lotët do t'ja thaja,
Do shtoja lumenjtë e brigjet,
Nëpër male e nëpër pllaja,
Do lija të lira shtigjet.

Ah, sikur tē isha djalë,
Do ktheja botën pērmbys,
Në vend të fushës, do ngrija mal
Në vend të malit, do mbillja lis.