>
LETERSISHQIP

Seç Merrem Kot Me Ty

Të pashë dje në rrugë..
Me një tjetër djalë...
E puthje, përqafoje..
Me një zell të madh.

Po si moj e uruar...
Më harrove shpejtë..
Dhe mbi puthjet tona..
Vure një të tretë?

Si nuk tu drodh buza..
Moj...që ç"të të them..
Ç" farë dreqin në kët" botë..
Për ty më shumë vlen?

Nuk të mjafton një zemër...
Një shpirt nuk të mjafton?
Që si marionetë shkon...
Nga ti e çon?

Çe dridhje atë kokë..
Porsi ndonjë dhelpër..
Çfarë dreqin kujtoje..
Se bëje kryevepër?

Seç merrem kot me ty..
Dhe unë budallai...
Të puthesh me gjithë botën..
Të uron "vëllai"